Paris Hilton është fotografuar me të dashurin e saj 10 vjet më të ri, 21-vjeçarin River Vilperi, në aeroportin e Barcelonës. Ajo prej javësh është duke shijuar pushimet me të dashurin e saj, por ajo që u ka bërë përshtypje mediave të huaja rozë, ka qenë veshja e 31-vjeçares. Ato janë çuditur me fustanin e saj të zi dhe me një dekolte të hapur, pasi sipas tyre, ai është i përshtatshëm për ndonjë festë ose club, por jo për në aeroport. Të mendosh që veshje të ngjashme dhe madje më të ekzagjeruara, në Shqipëri i sheh në çdo orë të ditës dhe ambiente të ndryshme .27.01.2013



No comments:
Post a Comment